#thuajmepepsi Politikë

Marrëveshja për HEC-in e Skavicës/ Rama me nën Sekretarin e Shtetit të SHBA: Realizohet një ëndërr 50 vjeçare

Në konferencën për shtyp me zv.Sekretarin Krach, kryeministri Rama deklaroi se “Kjo është ditë e shënuar për marrëdhëniet strategjike mes Shqipërisë e Shteteve të Bashkuara”. Për shefin e Qeverisë, “Ky është kapitull i ri në rrugën e bashkëpunimit mes dy vendeve”. Për Skavicën, Rama u shpreh se “Hidrocentrali e kthen Shqipërinë në vend sovran në prodhimin e energjisë elektrike”.

Duke folur për momerandumin e rëndësishëm për marrëveshjen e ndërtimit t HEC-it të Skavicës, Rama tha se:

“Falë Amerikës sot jemi në një realitet tërësisht të ndryshëm nga ai i disa viteve më parë. Sot flasim për paqe, ndërkohë që dje dëgjoheshin britmat e krismat e një popullsie të frikësuar. E falenderoj nënsekretarin për ardhjen e tij këtu, duke nënshkruar një marrëveshje që konkretizon e atyre që janë pikat kyçe të marrëveshjes së partneritetit mes nesh.

Mes tij i uroj shërim të shpejt Trump dhe të shpreh falenderimin për të dhe administratën për besnikërinë që kanë treguar ndaj Shqipërisë.
Shtoj këtu dhe për marrëveshjen me Serbinë e Kosovën. Edhe për Izraelin, njohje që hap rrugë të rëndësishme.

Ky memorandum që nënshkruajmë sot hap një kapitull për investimet të drejtpërdrejta të huaj jo vetëm amerikane. Do fusë në realizim një ëndërr 50 vjeçare si ndërtimi i HEC-it të Skavicës, që e kthen Shqipërinë në një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë.

Do nxisë edhe bizneset që të vazhdojnë në këtë proces ku Amerika hedh hapin duke u futur vetë për të mbështetur me ekspertizën e vete, teknologjinë, financimin, në mënyrë që të tjerët të vazhdojnë të ndjekin këtë shembull.

Kam parasysh impaktin e madh që do ketë ky hap. Për ne paraja që vjen nga një vend mik nuk është njësoj nga ata që nuk janë miq.
Do bëjmë çmos që paraja që vjen nga vendet mike, të kthehet në përfitim reciprok ngritje ekonomike.
Ajo çka ky memorandum ofron:, sektor strategjik, konfirmon se ne na duhet një qasje strategjike për të pasur rrjet të sigurt në nivele të tjerë të digjitalizimit dhe transferimit të të dhënave.

I kthehem letrës së Trump, Shqipëria e shikon rolin e saj në rajon jo thjesht si një rol konstruktiv për paqen por dhe proaktiv por dhe në rrugët e pastra të 5G.

Ne nuk mund të lejojmë që një ditë fëmijët tanë të zgjohen dhe të jetë shumë vonë, dhe në këtë aspekt ne jemi të lumtur që nuk jemi vetëm, por jemi në krahun e miqve më të besueshme dhe që nuk kanë për ne ndonjë nevojë që ti detyrojë të jenë mik, por shohin te ne miq të mirë në ditë vështira dhe partner.

Kemi një gjë të përbashkët këto kohë, që në Evropë e kanë të ndaluar hyrjen , më vjen mirë që takohemi në Tiranë, ky është vendi më i bukur në Evropë”.

Edhe zv.sekretari Krach vlerësoi Skavicën si projekt strategjik e aset kombëtar për Shqipërinë. Ndërkaq, na veçoi si model për mospërfshirjen e teknologjisë kineze 5G:

“Kërcënimi i privatësisë së të dhënave intelektuale dhe sigurisë kombëtare. Ky kërcënim vjen nga ndërhyrja e aktorëve malinjë, Partia komuniste kineze. Mbështetja juaj e hapur në përkrahje të rrjeteve të sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë. Është një model. Ashtu si zyrtarët e NATO dhe BE-së me të cilët kam folur e kuptojnë se aleanca transatlantike është aq e fortë sa hallka e saj më e dobët. Rregullat e BE për 5G janë zhvilluar për këtë arsye. Rrjeti i pastër përfaqëson ekzekutimin e një strategjie shumë vjeçare të ndërtuar mbi një koalicion partnerësh të besuar njerëzish dhe kompanish. Deri tani mbi 20 vende të NATO-s janë pjesë e rrjetit të pastër. Janë të gjithë të vendosur të refuzojnë të gjithë këto mjete që shërbejnë si mundësi për të survejuar vende të tjera. Shqipëria është një vend i rrugës së pastër. Shqipëria është bashkuar me valën e rrugës së pastër dhe ne jemi të kënaqur”.