Showbiz

Martin Garrix dhe Zedd së shpejti me një bashkëpunim

Yjet e muzikës dance, Martin Garrix dhe Zedd janë përfolur për një bashkëpunim që prej vitit 2010 kur kanë debutuar për herë të parë në industrinë e muzikës.

Duket se ëndrra e fansave të tyre për t’i parë bashkë do të bëhet realitet pasi artistët kanë konfirmuar bashkëpunimin.

I vetmi detaj që dihet deri tani është se projekti muzikor i dyshes pritet të lançohet nga fundi i muajit mars. Nëse kënga do të publikohet do të jetë e para prurje për 2020-ën për Martin Garrix.