Showbiz

Matt Le Blanc flet për shtyrjen e xhirimeve të ribashkimit të ‘Friends”: ‘Kemi të gjithë grupin por na mungojnë instrumentet”

Aktori i famshëm Matt Le Blanc i njohur për rolin e Joey, në serialin e famshëm ‘Friends” ka thyer heshtjen për shtyrjen e xhirimeve të ‘Friends’ për shkak të Koronavirusit.

6 aktorët e famshëm u ribashkuan pas 25 vitesh falë kërkesave të shumta të fansave dhe fanatikëve të “Friends”. Edhe pse ende nuk është e qartë se për çfarë bëjnë fjalë xhirimet, këto të fundit janë shtyrë për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘The Kelly Clarkson Show”, Matt Le Blanc u shpreh se i gjithë grupi është mbledhur por tashmë u mungojnë instrumentat. Ai tregoi se i gjithë kasti i aktorëve janë bashkuar për të hapur kutinë e kujtimeve dhe se të gjithë e prisnin me shumë emocion këtë ribashkim.

Xhirimet e reja të “Friends’ janë shtyrë për në fund të muajit maj.