Bota

Mbi 69 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën!

Në të gjithë botën, numri i të shëruarve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 69 milionë. Kjo bëhet e ditur nga faqja e internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë. Më saktësisht janë 69 milionë e 299 mijë e 752 persona që e fituan betejën me virusin.

Në të njëjtën kohë, 4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona. Pjesa më e madhe e tyre në Amerikë, Indi e Brazil që gjithashtu kryesojnë për rastet e viktimat nga COVID-19.

Ndërkohë në mbarë botën janë mbi 25 milionë persona të cilët ende janë në trajtim. Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 96,6 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 2 milionë të vdekur.