Bota

Mbi 80 viktima nga pasojat e të ftohtit polar në Shtetet e Bashkuara!

Moti i keq përfshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë mbi 80 viktima nga incidente të lidhura me pasojat e të ftohtit polar që ka mbërthyer shumë rajone të vendit, javën e fundit. CBS News raporton se miliona amerikanë janë prekur nga kushtet e këqija të dimrit.

Ndërsa vazhdon gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur për shkak të stuhisë së akullit në pjesën perëndimore të Oregonit, vihet në dukje se edhe në Pensilvani, Kaliforni e Indiana ka patur ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike e që janë të kuptueshme në situata të tilla.

Po ashtu, bëhet e ditur se mbi 80 persona kanë humbur jetën nga aksidentet e shkaktuara si pasojë e dimrit të ashpër në mbarë vendin, ndërsa informohet se moti i ftohtë do të vazhdojë edhe në fillim të kësaj jave.

Thuhet edhe se më shumë se 100 milion njerëz janë prekur negativisht nga i ftohti polar që vazhdon të prekë shumë rajone të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, pa energji elektrike kanë mbetur rreth 100 milion njerëz.

Në anën tjetër, vazhdimisht po bëhet apel për kursim të energjisë elektrike, për të parandaluar ndërprerjet e gjata të energjisë për 10 milion persona në rajonin Tennessee.