Celebrities Gossip Showbiz

Mbreti Charles III dhe Camilla do të zhvendosen në Buckingham!

Mbreti Charles III dhe bashkëshortja Camilla kanë konfirmuar se do të largohen nga shtëpia e tyre prej 20 vitesh, Clarence House dhe do të transferohen në Pallatin Buckingham, por kjo nuk do të ndodhë deri në vitin 2027. Ata do të vendosen kur të përfundojnë punimet. Pallati Buckingham është një nga ndërtesat më ikonike në botë, duke tërhequr mbi 15 milionë turistë çdo vit. Me anë të një deklarate familja mbretërore tha se:

Infrastruktura e ndërtesës ka nevojë për një rregullim të plotë për të shmangur dëmtimin afatgjatë të ndërtesës dhe përmbajtjes së saj. Mënyra më me kosto efektive për të zëvendësuar këto shërbime thelbësore dhe për të siguruar që Pallati të jetë i përshtatshëm për 50 vitet e ardhshme është të ndërmerret një program me faza të punimeve për dhjetë vjet.

Projekti 428 milionë euro ka nisur që kur Mbretëresha Elizabeta II ishte gjallë. Megjithatë, nuk është bërë e qartë nëse Charles do të mbajë Clarence House si një rezidencë të dytë ose do të lejojë anëtarët e tjerë të familjes të banojnë atje.

Rikujtojmë, se Princ Harry dhe Meghan Markle kanë bërë një lëvizje tjetër për të ndërprerë lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar pas kërkesës nga familja mbretërore. Ata dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore në 2020. Lëvizja e fundit është dorëzimi i çelësave të rezidencës Frogmore Cottagey. Rezidenca mbretërore ishte baza çiftit në Angli, por mbreti Charles kërkoi që çifti të lironte pronën sa më shpejt të ishte e mundur.