Botë e Çuditshme Travel

Me anijen 1 metërshe dëshiron të lundrojë në Oqeanin Atlantik, kanadezi synon të thyej rekordin botëror!

Së fundmi, një burrë kanadez po tenton të lundroj për 3 mijë kilometra në Oqeanin Atlantik, në një anije të vogël 1 metërshe që e ka ndërtuar vet. Me këtë Andrew Bedwell synon të thyej rekordin botëror. 48-vjeçari nga Newfoudland i Kanadasë, gjatë vitit të ardhshëm synon të thyej rekordin botëror për lundrim me anijen më të vogël nëpër Oqeanin Atlantik.

Ai udhëtimin e tij e krahason me një njeri kur ngec në “shportën e mbeturinave” dhe detyrohet të qëndrojë brenda për 90 ditë. Ideja për të udhëtuar më anijen që e ndërtoi vet i erdhi nga libri i Hugo Vihlen, që aktualisht mban rekordin për lundrim me anijen më të vogël, 1.6 metra që e realizoi 30 vite më parë.

Anija e punuar nga fibër xhami është gjysmë metri më e shkurtër dhe arrin të lëviz me një shpejtësi prej 5 kilometra në orë, është një lloj modifikimi i anijes së dizajnuar nga Tom McNally. Rikujtojmë, se një 83-vjeçar japonez ka përshkruar i vetëm Paqësorin, duke u bërë kështu navigatori më i vjetër që ka përfunduar kalimin e 8500 kilometrash pa u ndalur dhe në pak më shumë se dy muaj.

Kenichi Horie ka zbarkuar në ngushticën e Kii, që ndan prefekturat Wakayama dhe Tokushima, në jugperëndim të Japonisë, në bordin e jahtit 6 metra, Sentori Mermaid III, me peshë një ton. Ai u nis më 27 mars nga Gjiri i San Franciskos, Kaliforni. Horie, i cili në moshën 23-vjeçare ndërmori të njëjtën rrugë, por edhe atëherë ishte një rekord tha se: