Celebrities Gossip Showbiz

Më bukur se kaq nuk mund ta nisnim ditën dhe kjo falë urimit më të ëmbël që Marina i bëri Getoarit!

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një ndër çiftet më me stil dhe më të pëlqyera të showbiz-it tonë. Dedikimet romantike për njëri-tjetrin sigurohen mos të na i kursejnë asnjëherë dhe gjithmonë ja dalin të na ngrohin zemrat.

Këtë herë ka qenë prezantuesja bukuroshe ajo që ka uruar bashkëshortin e saj me rastin e ditëlindjes. Me një foto të reperit në llogarinë e saj në Instagram, Marina shkruan:

Jam shumë e lumtur që kam një bashkëshort si ty. Çdo ditë është një dhuratë dhe e dashuroj faktin që i ndajmë ato bashkë. Gëzuar ditëlindjen dhe dua ta dish se të dua më shumë se kurrë!

 

Në muajin maj, Marina festoi ditëlindjen e saj dhe Getoari si gjithmonë surprizoi me dhuratën e tij, një skulpturë e portretit të partneres së tij.

Ndërkohë, kujtojmë se Marinën nuk do ta shohim më vetëm si prezantuese në televizion, por edhe si një biznesmene, pasi do të nis një biznes të sajin të markës Elissabeta Franchi.