Celebrities Gossip Showbiz

‘Me dashuri për Serena Williams’, ky klip me zërin e Beyonce për yllin e tenisit do t’ju emocionojë!

Superyjet Serena Williams dhe Beyonce janë bashkuar në një klip të ri. Williams del në fushë në US Open sonte në një përballje me numrin 80 të botës Danka Kovinic.

40-vjeçarja njoftoi se po largohet nga tenisi në fillim të këtij muaji, që do të thotë se turneu në Flushing Meadows do të jetë i fundit për të.

Kompania amerikane e pijeve Gatorade publikoi një reklamë duke nderuar Williams. Reklama, me zërin e Beyonce, u zbulua në MTV VMA mbrëmë.

Kur bota ta shkruajë atë në histori, ne do të fillojmë aty ku ajo filloi. Në dashuri. Një dashuri që nisi një lëvizje. Një lëvizje për të dashur gjithmonë pikërisht atë që je. Të jesh aq e dashuruar me identitetin tend. Të duash tingullin e zërit tënd dhe mënyrën se si lëviz. Për të çmuar çdo muskul dhe çdo kurbë që shfaq trupi yt.

Reklama kalon mes klipeve të aktoreve dhe montazhit të Serenës si fëmijë dhe asaj në aksion.

Të ndihesh si mbretëreshë me një kurorë për një kohë të pacaktuar. Të duash gjithmonë të jesh një grua krenare, me ngjyrë. Një prind, një ëndërrimtare, të dua gjithmonë të jesh ti. E gjitha ti, e vërteta ti, ta duash gjithmonë veten.