Celebrities Gossip Showbiz

“Më duaj pa kushte…” Kujt ia dedikon këto fjalë Ronela Hajati?

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Vetëm pak javë më parë, artistja publikoi surprizën e saj me titull ‘TQR’ e duket se nuk ka të ndalur. Këtë e ka zbuluar teksa ka dhënë premtimin se në këtë sezon veror do të na bëjë të kërcejmë me këngët e saj ritmike. E disa orë më parë, artistja ka ndarë me ndjekësit një Instastory ku shfaqet në studio dhe krahas ka shkruar: “Më duaj pa kushte”.

Nuk dihet nëse kjo është një frazë nga surpriza e ardhshme e bukuroshes apo ndoshta një… dedikim?

Një deklaratë paksa ‘thumbuese’ ka ardhur nga Ronela për disa nga kolegët e saj, të cilëve ka zgjedhur t’i drejtojë disa fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe pse ende nuk e dimë se cilëve në veçanti.