Celebrities Gossip Showbiz

Me këngën e Dafinës në sfond, Tuna na i bëri ‘sytë zemra’ me foton e djalit të saj!

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Jo vetëm për bashkëpunimin me Dafina Zeqirin me të cilën po ribashkohet pas kaq shumë vitesh, por edhe për pjesëmarrjen e saj në organizatën zviceriane të bamirësisë ‘For Children Smile’.

Kur të gjithë mendonin se mes Tunës dhe Patrisit kishte marrë fund, erdhi e papritura se ata të dy u bënë prindër në maj të këtij viti. Çifti u bënë sërish prindër të një djali të cilin e quajtën Zen, i cili është fëmija i dytë i tyre pas Tianit.

E këngëtarja kurrë nuk ngurron të publikojë portretin e fëmijëve të saj ashtu si shumë mama të showbiz-it. Pak më parë, bukuroshja na i bëri sytë me zemra me postimin e saj më të fundit. Teksa ka publikuar në Instastory një video të Zenit me në sfond këngën “Sa t’mir mka bo nana” të Dafinës, Tuna na i bëri sytë zemra.

Të gjithë u emocionuan nga fakti se dyshja Tuna-Dafina u rikthye fuqishëm. Pak kohë kishte që kur dy këngëtaret rregulluan marrëdhënien e tyre pas një ‘armiqësie’ disa-vjeçare. E mesa duket, kjo armiqësi u kthye në një shoqëri, shumë të mirë madje. Teksa po zbulonte nga pak emrat e artistëve me të cilët do të bashkëpunonte për albumin më të ri që po lançon “Dafinë moj”, këngëtarja zbuloi emrin që nuk e prisnim.

Pas bashkëpunimit të tyre para plot 11 vitesh, nuk dihet se çfarë ndodhi, por mesa duket tanimë artistet i kanë marrëdhëniet më të mira se kurrë, pasi shpesh të dy vajzat postojnë në rrjete sociale dhe shprehen me fjalët më të mira për njëra-tjetrën.