Showbiz

Me këtë veprim, Keisi sapo konfirmoi se i ka dhënë fund një herë e mirë me Stresin

Marrëdhënia e Stresit me ish-të fejuarën e tij Keisi Bezhani është komentuar pa fund në median rozë e sidomos uljet e ngritjet e tyre gjatë kohës kur reperi ka qenë në burg.

Mbrëmjen e kaluar Stresi ka dhënë një intervistë ku ka folur si rrallëherë për ish-partneren e tij. Ai u shpreh se Keisi e ka pritur gjatë kohës që ai ka qenë i burgosur dhe për ketë do të jetë gjithmonë mirënjohës.

Gjithashtu ai shtoi se e ka shumë përzemër Keisin dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë asnjëherë. Për këtë Keisi reagoi menjëherë në rrjetet sociale duke treguar në një mënyrë se i ka dhënë fund një herë e mirë historisë me reperin.

Në Insta Story ajo ka postuar bexhin e vendit të punës ku zbulon se ajo mban emrin e saj dhe jo të Stresit siç pati deklaruar kur ata u fejuan. Keisi jeton në Kanada prej shumë vitesh, ndërsa raporti me reperin ka qenë më së shumti një dashuri në distancë.