Celebrities Gossip Showbiz

“Me lajme të mira…” Ndjekësit po dyshojnë për një shtatzëni të Adelina Tahirit!

Adelina Tahiri ka treguar gjithmonë se është një personazh që nuk ka komplekse dhe këtë gjë e ka provuar dhe së fundmi. Këngëtarja bukuroshe shpesh flet me anë të ‘Ask-eve’ me ndjekësit dhe kthen përgjigje për kuriozitete që ata mund të kenë.

Por, postimi i bërë pak më parë nga Adelina nuk ka të bëjë me një Ask për të cilët përflitet shpesh, por për mbishkrimin me të cilin shoqëroi disa fotot të saja. Tani të gjithë ndjekësit po dyshojnë për një shtatzëni të mundshme të bukuroshes dhe ne urojmë të jetë kështu…

Me lajme të mira

Rikujtojmë se Adelina, gjithashtu është pyetur lidhur me planet për zgjerimin e familjes, teksa ajo është shprehur se po e planifikon, ndaj kjo shton dyshimet.

Një pyetje që bukuroshja e merr shpesh janë edhe në formë kritike për moshën e bashkëshortit të saj, të cilave ngurron asnjëherë t’ju kthejë përgjigje duke treguar dashurinë dhe mbështetjen e madhe që ka për partnerin e saj. Këngëtarja e publikon shpesh në rrjete sociale duke treguar që janë më të lumtur se kurrë dhe se mosha nuk përbën problem.

Së fundmi bukuroshja duket se nuk ka asnjë kompleks të tregojë edhe për ndërhyrjet kirurgjikale që ajo ka kryer. E pyetur nga një ndjekës nëse ajo ka bërë ndonjë ndërhyrje në trup ose në fytyrë, këngëtarja është përgjigjur duke i treguar për operacionin e saj në fytyrë, që janë buzët.