Celebrities Gossip Showbiz

“Më lër të të dua para se të mos jesh më i vogël”, Klea Huta na emocionon me fjalët për të birin!

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Mirëpo, edhe pse shpërndan momente me ndjekësit nga jeta e saj private, Klea tregohet shumë diskrete dhe nuk flet shpesh për gjëra personale duke u treguar shumë diskrete. Mirëpo, herë pas here prezantuesja sigurohet të na tregojë disa momente me djalin e saj, Krid siç ka bërë pak orë më parë. Me anë të një video ku shfaqet teksa përqafon vogëlushin e saj, krahas ka shkruar:

Më lër të të dua para se të mos jesh më i vogël

Pak kohë më parë, nëpërmjet një ‘ask-u’ në Instastory i ka dhënë mundësinë të gjithë ndjekësve të saj ta pyesin rreth çdo gjëje. Një pyetje e ka irritur shumë artisten teksa dikush i shkruante se:

Je shumë e mirë kur do bësh gocën se u rrit çuni?

Klea mesa duket nuk e ka marrë aspak me sportivitet këtë pyetje dhe ka zgjedhur t’i përgjigjet në këtë formë ndjekësit:

Në ask mbizotëron kjo pyetje. Se kuptoj gjithë këtë interes. Çdo njeri i ka zgjedhjet e lira dhe personale në jetë. Dhe si mund të bëni një pyetje kaq personale (kjo ndodh përgjithësisht në vendet e Ballkanit dhe në shoqëritë me mentalitet të ulët), që ndoshta dikë mund ta lëndojë shumë sepse nuk po ngelet dot shtatzënë apo ka zgjedhur të mos mendojë për këtë por të shijojë atë që ka ose thjesht nuk do.