Me lidhëse të paprekura, zbulohet këpuca 2000 vjeçare e një fëmije!

Një këpucë, që i përket një fëmije dhe që daton më shumë se 2000 vjet më parë, është zbuluar në Austri me lidhëse ende të paprekura. Dizajni i këpucëve prej lëkure sugjeron se ka të ngjarë të jetë bërë në shekullin e dytë para Krishtit, sipas Muzeut Gjerman të Minierave Bochum-Leibniz. Këpuca u gërmua nga arkeologët në fshatin perëndimor të Dürrnberg, ku minierat e kripës së gurit u zhvilluan që në epokën e hekurit.

Kripa, e cila është veçanërisht e mirë në ruajtjen e mbetjeve organike, mendohet se e ka mbajtur këpucën në gjendje jashtëzakonisht të mirë. “Aktivitetet tona kërkimore në Dürrnberg na kanë ofruar gjetje të vlefshme për dekada me radhë, në mënyrë që të eksplorojmë shkencërisht aktivitetet më të hershme minerare. Gjendja e këpucës së gjetur është e jashtëzakonshme”,-tha profesori Thomas Stoellner, kreu i Departamentit të Kërkimeve në Muzeun Gjerman të Minierave. Sipas muzeut, gjetja e këpucëve të një fëmije është gjithmonë diçka e veçantë, sepse tregon se fëmijët ishin të pranishëm nën tokë.