Celebrities Gossip Showbiz

“Më mirë me një dhunues se me një të huaj?” Enca ‘thumbon’ publikisht situatën e Arbenitës dhe Feros!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Gjithmonë Enca njihet për fotot dhe videot e saj mjaft provokuese e tanimë jemi mësuar të presim prej saj vetëm surpriza e më e fundit ishte padyshim një e tillë. Vetëm pak ditë më parë, në rrjet qarkulluan video-t më romantike që mund ta keni parë ndonjëherë artisten, ku po kalon një kohë shumë cilësore në pushime me partnerin e saj që më në fund mund ta shohim të gjithë portretin e tij. 

Po padyshim që një lajm i tillë do të kishte si komente pozitive ashtu si dhe ato negativet që nuk mungojnë asnjëherë e sidomos kur bëhet fjalë për personazhe publikë. E teksa ditët e fundit, lajmi që është kryefjalë e çdo portali është situata mes Feros dhe Arbenitës, ku reperi akuzohet nga partnerja e tij se e ka kërcënuar dhe dhunuar fizikisht, nuk ka munguar një reagim dhe nga Enca që më së shumti duket si një ‘thumb’ për të gjitha komentet negative lidhur me të dashurin e saj dhe situatën e dyshes.

Më mirë me një dhunues se me një të huaj apo? Ju dhj**sha mentalitetin

Surprizat nga ana e Encës nuk mbarojnë me kaq, pasi me anë të një Instastory bukuroshja na ka zbuluar se më në fund do të rikthehet në muzikë këtë sezon veror, teksa na ka zbuluar dhe një pjesë të shkurtër nga kënga që pritet të publikohet dhe na ka treguar gjithashtu se do të jetë në bashkëpunim.