Celebrities Gossip Showbiz

Më pranë se kurrë bashkëpunimit të shumëpritur, Bardhi na zbulon detajet e duetit me Nora Istrefin dhe Shkurte Gashin!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Vetëm pak ditë më parë është bërë me dije nga vetë këngëtari i njohur, Bardhi se së shpejti do të vij me një super bashkëpunim me dy këngëtare shumë të njohura dhe të dashura për publikun Shkurte Gashi dhe Nora Istrefi. E vetëm pak më parë, me anë të një postimi në Instagram, teksa na ka treguar një foto nga ‘look-u’ që tre artistët do të kenë në videoklipin e tyre na ka zbuluar gjithashtu dhe titullin e këngës që është ‘Mama Mia’. Ende nuk kemi një datë publikimi, megjithëse po e presim me padurim.

Që prej momentit që një dyshe e suksesshme si Majk dhe Bardhi na zbuluan se do të vijnë me një bashkëpunim lajmi u bë shumë viral për vetë faktin se treguan gjithashtu se protagoniste në videoklipin e këngës është gjithashtu modelja e njohur seksi Kejvina Kthella. ‘Ama’ e dy reperëve në më pak se dy javë nga publikimi ka arritur 6 milion klikime në YouTube duke u futur në këngët më të dëgjuara të këtij fillim sezoni veror.

Kënga më e fundit e Nora Istrefit është një bashkëpunim me grupin e mirënjohur, NRG Band dhe titullohet ‘Ki me lyp me m’pa’, e cila numëron milion klikime.