1këngëx2 Celebrities

Me rastin e 24-vjetorit të TAR, Sokol Balla bëhet nostalgjik dhe sjell në kujtesë disa prej momenteve më të bukura ndër vite!

Sot në përvjetorin e 24-të të Top Albania Radios ishte i ftuar nëpërmejt një lidhjeje telefonike Sokol Balla, një prej moderatorëve më të njohur nga të gjithë. Ai ka ndarë me të gjithë dëgjuesit shumë detaje dhe ka sjell në kujtesë disa prej momenteve më të rëndësishme dhe më të bukur gjatë karrierës së tij në radio.

Dy ditë para ose dy ditë pas vizitës së Papa Françeskut, ku do të shënohet thellë në kujtesën tonë. Unë për herë të parë kam qenë në valët e TAR me 13 korrik në 1988, kam transmetuar live për TAR 90 minutat e ndeshjes së madhe të asaj kohe.

Sokoli ka vijuar duke treguar se:

Një gjë e bukur. Në shtator të vitit 1998 kur u mbajt ceremonia e Top Albania Radio-s kam marrë edhe një çmim për transmetimin e parë të një finaleje botërore. Të komentosh në radio është më e vështirë.

Më pas Sokoli ka folur edhe për emisionin e tij që ka patur “Sokol Balla Live”.

Kur u bë transmetimi “double” dhe kishim të ftuar si Gianni De Biasi, ashtu edhe presidentin e atëhershëm Bamir Topi apo edhe shumë figura të tjera. Ishte si një shkëputje edhe nga ajo ngarkesa politike. Radio është një dashuri. Periudhë shumë e bukur, Unë i kujtoj të gjitha me shumë nostalgji. Radio është e lirë.

Urimi i Sokol Ballës për 24 vjetorin e Top Albania Radio-s ishte:

Në këtë 24 vjetor siç lindi në një ditë dashurie të vazhdojë çdo ditë plot me pasion pasi është në super formë.