Botë e Çuditshme Gossip

Me siguri e mbani mend, fotoja virale shitet për shumën marramendëse!

E kush nuk e ka fiksuar buzëqeshjen e saj djallëzore para një ndërtese që digjej?! Të gjithë e mbajmë mend vajzën e cila u bë e famshme falë një fotografie që u kthye në ‘meme’. Zoe Roth ka nxjerrë së fundmi në shitje foton origjinale si NFT për shumën prej 473 000 dollarëve. 21 vjeçarja u bë një sesacion në internet që në moshën 4-vjeçare.

Një NFT është një shenjë dixhitale unike e koduar me nënshkrimin e një artisti dhe e cila verifikon pronësinë dhe vërtetësinë e saj. Fotoja u ble nga koleksionisti Farzin Fardin Fard, CEO i një kompanie të prodhimit të muzikës me bazë në Dubai. Zoe u fotografua nga babai i saj në janar 2005 kur ajo dhe familja e saj po jetonin në Mebane, Karolina e Veriut.

Ndërkaq, me meme kuptojmë një lloj ideje, sjelljeje ose stili që përhapet përmes internetit, shpesh përmes platformave të mediave sociale dhe veçanërisht për qëllime humoristike. Të shumtë kanë qenë dhe janë personat që argëtohen me njëri-tjetrin me këtë imazh kur duan të përshkruajnë ndonjë skenë djallëzore.