Celebrities Gossip Showbiz

Me të brendshme dhe geta rrjetë, Era Istrefi bën ‘twerk’ në koncert!

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, e cila para pak kohë bëri një mungese të gjatë nga projektet muzikore për t’u rikthyer fuqishëm pasionit të saj, duke publikuar jo një, por disa këngë të reja shumë të suksesshme. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.

Së fundmi kudo kanë qarkulluar disa video të Erës nga koncerti i saj mbrëmjen e djeshme, ku bukuroshja ka qenë e veshur në mënyrë mjaft provokuese, me të brendshme dhe geta rrjetë. Gjatë performancës së saj këngëtarja ka bërë ‘twerk’ dhe kërcim mjaft provokues dhe videot kanë qarkulluar kudo në rrjete sociale.

@era.zote

Ska nevoj per ty eyoo😵#eraistrefi #fyp #viral #shqip #london

♬ original sound – Era Istrefi Zote

Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar disa muaj më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim e deri më tani kënga ka kaluar 54 milionë klikime. Aludohej se dyshja nisi një romanc ama kurrë nuk u pranua nga vetë ata.