Gossip Showbiz

Më të dashuruar se kurrë, Gent Fatali shijon pushimet me të dashurën dhe ja destinacioni që ka zgjedhur!

Reperi i njohur dhe shumë i dashur i publikut, Gent Fatali prej kohësh po përflitet se është në një lidhje me Rozafa Zefin, motrën e Loredanës. Herë pas here ai e ka pranuar se është në një marrëdhënie me bukuroshen dhe disa herë të tjera e ka mohuar. Por para pak kohëve në një intervistë ai ka konfirmuar gjithçka duke pranuar publikisht lidhjen.

Së fundmi, Genti është duke pushuar me të dashurën e tij dhe ka zgjedhur si destinacion pikërisht Dubain, si një nga vendet më të komentuara e më luksoze.

Çifti duket se po kalojnë një kohë të mirë së bashku, ndërsa vazhdojnë të jenë sa më privatë në raport me romancën e tyre. Edhe Rozafa shihet në fotot e saj shumë e lumtur dhe rrëzëllitëse teksa shijon pushimet me partnerin e saj të zemrës.

Rikujtojmë, se disa muaj më parë u përfol se dyshja janë martuar në fshehtësi, gjë që doli të jetë e pavërtetë në bazë të asaj që ka deklaruar reperi.