Celebrities Health & Beauty Showbiz

Me të drejtë na lind pyetja se çfarë ka të veçantë parfumi i Bille Eilish, por më në fund u zbulua se…

Së fundmi këngëtarja e njohur Billie Eilish ka nxjerrë në treg produktin e saj më të ri që normalisht këtë herë nuk është as një pajisje e vogël muzike e personalizuar apo as atlete të reja. Është një parfum. Parfumi i veçantë është quajtur thjesht ‘Eilish’ dhe është një shishe në ngjyrë pak a shumë si të artë por e veçanta qëndron tek forma e shishes. Ajo ka formën e pjesës së gjoksit dhe qafës së një femre, që janë edhe pjesët e preferuara të vetë këngëtares.

Bukuroshja vendosi që ta bënte vetë njoftimin më të ri për projektin në rrjetin e saj social Instagram, ku kishte shkruar se:

Jam shumë e emocionuar që më në fund do të ndaj aromën time debutuese me ju, “Eilish”. Kjo është një aromë që kam ndjekur për vite e vite. Është era ime e preferuar në gjithë botën. Aroma ka qenë gjithmonë një pjesë kaq e madhe e jetës dhe ekzistencës sime që prej sa mbaj mend dhe ishte ëndërr për mua ta krijoja dhe ta sillja në jetë. Ka qenë një nga gjërat më emocionuese që kam bërë ndonjëherë. Mezi pres të bëhet e juaja!

Ky parfum i ri i saj kushton vetëm 68 dollarë, por që nuk do të jetë i disponueshëm deri në muajin nëntor dhe nëse dëshiron që ta bësh tëndin parfumin e Billie-t do të të duhet që të regjistrohesh dhe të bësh një ‘pre-order’.

Ajo çfarë ka të veçantë ky parfum nuk është vetëm domethënia e tij që aroma është e ngrohtë, komode dhe ju bën të ndiheni si të jeni në shtëpi, pavarësisht se ku mund të jeni, por në përbërësit e këtij parfumi ku përfshihen petale, lëng mandarine, manaferra, erëza të buta, kakao dhe vanilje kremoze. Krijuesja e hitit ‘Happier Than Ever’ ka treguar se ky parfum i kujton kohë kur ka qenë vetëm 14 vjeç.