Celebrities Gossip Showbiz

“Më vjen turp që jam shqiptare…”, Arbenita Ismajli u kthehet keq komentuesve!

Lidhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij. Para disa ditësh Fero është liruar nga paraburgimi e këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në Instagram.

Së fundmi Arbenita ka postuar një video në ashensor, ku shfaqet duke mbajtur një send në dorë. Ndjekësit e kanë keqkuptuar dhe janë shprehur negativisht duke e nxjerrë mga konteksti. Për këtë modelja përmes një postimi tjetër në Instastory, ka shpjeguar se sendi që po mbante në dorë, ishte një mbajtëse telefoni për të regjistruar video.

Ma keni shpifur. Kurrë nuk keni për tu bërë burra shqiptarë. Turp. Si të jeni serbë. Jazëk qumështi i nënës. Nuk e di kush po ju edukon kështu. Edhe unë jam nënë, motër, tezja e dikujt. Turp more të mjerë vetëm për seks mendoni. Të degjeneruar.

Ndonjëherë më vjen turp që jam shqiptare dhe e pyes veten pse shumica e popujve të tjerë nuk na duan. Seriozisht nuk kam koment. Jam femra më e pavarur, shoh punët e mia, nuk i bëj keq askujt që marr kaq shumë urrejtje prej vëllezërve dhe motrave të mia shqiptare. Turp

Pas daljes nga paraburgimi reperi ka shokuar ndjekësit e tij me deklaratën e fundit në Instagram, ku është shprehur se ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga muzika për shkak se feja islame e ndalon dhe se kërkon falje për tekstet e shkruara dhe këngët e tij, ku dhe dëshiron që ato të fshihen dhe askush të mos i dëgjoj.