Celebrities Gossip Showbiz

Melinda Ademi provokon: “Mos e provoni këtë në shtëpi!”

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion.

E së fundmi, ashtu siç di vetëm ajo të provokojë, ka ndarë disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram teksa ka ekspozuar të pasmet dhe hiret. Por, ajo që tërheq vëmendjen është mbishkrimi që artistja ka zgjedhur.

Mos e provoni këtë në shtëpi

Pra, çfarë të mos provojmë Melinda?

Së fundmi Melinda ka publikuar këngën e saj më të re, e cila është një bashkëpunim me reperin e njohur dhe të dashur për publikun, Ledri Vulën. Kënga titullohet “A mke dasht” dhe deri më tani ka kaluar 10 milion klikime në platformën YouTube, duke treguar kështu se është një këngë shumë e pëlqyer nga publiku.