Gossip Showbiz

Mendohet se po del me ish-partnerin e shoqes së saj… Kim Kardashian bën këtë veprim ndaj J.Lo!

Shumë fjalë kanë qarkulluar rreth një romance të mundshme mes yllit të “KUWTK” dhe ish-partnerit të Jennifer Lopez, Alex Rodriguez. Nëpër media thuhet se Kris Jenner e ka shtyrë Kim për të dalë me Alex, pasi ai ndan të njejtin status dhe nivel ekonomik me të.
Sipas shumë lajmeve, Kris mendon se Kim dhe Alex mund të jenë “çifti i artë i Amerikës”. Por burime të afërta me familjen Kardashian i kanë hedhur poshtë këto aludime, pasi për “Mirror” ato kanë shprehur se marrëdhënia e tyre me Jennifer Lopez është shumë e mirë, sido që të qëndrojë e vërteta pas ‘çiftit të ri’.

Kjo gjë vërtetohet dhe me anë të një postimi të bërë nga Kim Kardashian me rastin e ditëlindjes së këngëtares, e cila mbush sot 52 vjeç. Me anë të një postimi në Instagram, ku shfaqen të dyja vajzat të veshura me të bardha, Kim e ka uruar atë si dhe i ka thënë se e do.

Gëzuar ditëlindjen mbretëreshë! Të dua!