Showbiz

Merr fund gjyqi i Loredanës, reperja dëmshpërblen çiftin zviceran

Jo më kot është dita e saj me fat, në kuadër të shenjës së saj të horoskopit që ne e kemi postuar edhe në faqen tonë zyrate në Instagram: topalbania_radio.

Ditën e sotme gjyqi i Loredanës me çiftin zviceran të cilëve u zhvati 700 mijë franga mori zyrtarisht fund një herë e përgjithmonë.

Reperja nga Kosova ka pranuar të gjitha akuzat e bëra nga Znj.Petra dhe ka dëmshpërblyer çiftin me 400 mijë franga. Tashmë çështja e tyre gjyqsore që ka vazhduar për më shumë se 1 vit ka gjetur zgjidhje.

Kjo shpjegon edhe takimet të herë pas hershme me Loredanën dhe Znj.Petra si dhe fotot që kanë postuar së bashku si simbol paqeje.