Celebrities Gossip Showbiz

Mes Eglës, Julit, Gazit dhe Sarës, ja cilët nga banorët i kanë shpëtuar eleminimit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Të nominuarit e kësaj jave ishin Sara, Gazi, Juli dhe Egla. Publiku ka shpëtuar nga eleminimi Eglën dhe banori tjetër që shpëton është Juli, duke iu bashkuar të tjerëve. Ndërkohë televotimi është i mbyllur që në nisje të spektaklit, ndërsa mes Sarës dhe Gazit njëri prej tyre do të lërë shtëpinë e “BBV3”. Kujtojmë se Sara nuk ka më biletë fati, ndërsa Gazi ende e ka një të tillë.

Ndërkohë, lideri i cili zgjidhet çdo javë krijon të tjera dinamika. Sot janë bërë të tjera votime dhe me shumicë votash Rike Roçi është shpallur lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.  ‘Kokë më kokë’ me Vesën, Rikja arriti të triumfojë me një numër më të madh votash.