Bota Rajoni

Mesazhe paqeje në kohë lufte/ Artisti shqiptar krijon portretin e Zelenskyt me fara dhe oriz, tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare

Volodymyr Zelenky ditët e fundit është bërë një nga figurat e qëndresës frymëzuese të Ukrainës ndaj sulmit rus, që po frymëzon të gjithë botën.

Artisti shqiptar nga Kosova, Alkent Pozhegu ka realizuar portretin e presidentit ukrainas me oriz dhe fara luledielli, duke tërhequr kështu vëmendjen e dhe të ndërkombëtarëve.

46-vjeçari Pozhegu ka përdorur qindra kilogram drithëra, fara luledielli, misri dhe oriz për të krijuar mozaikun me figurën e Zelensky.

Pozheku është një artist i njohur për talentin e tij të veçantë dhe jo pak herë është nderuar me çmime të rëndësishme. Pozhegu ka thyer 3 herë rekordin Guinness.

 “Disa punime kam realizuar, nuk më kujtohet saktë se cili ka qenë i parë, mirëpo mund t’i përmend disa personazhe, qe iu kom bo dhuratë, Shkëlzen Jetishi ndër të parët, e Mimoza Kusarit, dhe ka qenë një fillim i rrugëtimit tim, ti bëj disa punime dhe ti dërgoj për dhuratë. Kanë qenë tre punime që jam certifikua me rekord të Guinness, tri projektet me përmasa të mëdha. Punimi i parë ka qenë mozaiku i futbollistit Ronaldo dhe Messi, e dyta me figurën e Rita Orës dhe e fundit me Donald Trump”, deklaron Pozhegu.