A Live Night Celebrities Music Showbiz

Mësimi më i vyer për Xhensilën është…

E ftuar në episodin e sotëm të “A Live Night” ishte Xhensila Myrtezaj, në një rrëfim të jashtëzakonshëm të saj. Shumë e sinqertë dhe pa filtra, Xhensila rrëfeu për jetën e saj profesionale, nga hapat e parë në muzikë ,deri të vështirësitë dhe sakrificat e shumta, teksa na tregoi edhe më tepër për jetën personale, dashurinë e saj për Besin, dhe njeriun më të shtrenjtë pikërisht Ajkën.

Në një episod ku veç intervistës së artistes, Xhensila solli edhe disa interpretime të mrekullueshme të këngëve të saj, ku nuk munguan as sekrete të vogla lidhur me ato projekte muzikore. Ndërkohë, ajo u shpreh më tepër për dashurinë e saj të madhe, muzikën.

A ka qenë teraupetike muzika për mua?! Definitivisht 100% po. Më ka shoqëruar në çdo etapë të jetës. E si mund të ndodhë ndryshe?! Ka qenë medikamenti më i mirë për mua, ka qenë kamomili i shpirtit tim. Muzika është thjesht qetësia ime, frymëzimi im, është gjithçka që unë jam dhe përfaqësoj.

Por cili është mësimi më i vyer që Xhensila ka mësuar? Këtë na e zbulon artistja në “A Live Night”!

Mësimi më i mirë, më i vyer është gjithmonë të kem dinjitet. Dinjiteti është mbi gjithçka. Çfarë përkthehet me dinjitet?! Të jesh besnike me veten tënde, të jesh besnike me njerëzit që ke përreth. Besnikëria është virtyri më i rëndësishëm për çdo person. Aty nis gjithçka. Në çdo marrëdhënie. Nëse ti ke besnikëri si në raport familjar, si në raport shoqëror, si në raport sipërmarrje, gjithmonë do jesh me kokën lart dhe i pacënuar, i paprishur nga rrethanat që të rrethojnë.