Celebrities Gossip Live From Tirana

Mevlan Shaba: “Me Ledjanën jemi në fazën e zënkave në çift”

I ftuar në “Live From Tirana”, konkurrenti që prej fillimit i programit “Për’puthen”, Mevlan Shaba ka folur ndër të tjera edhe për lidhjen e tij me Ledjanën.

I pyetur nëse janë ndarë apo janë ende bashkë, pasi ata nuk janë më follow në rrjete sociale, ai u përgjigj duke i mohuar këto fjalë.

Po normalisht që kemi dhe ne tonat, herë zihemi herë pajtohemi. Nuk shkon çdo gjë perfekt. Problemi jonë është se jemi figura publike dhe çdo gjë shihet nga sytë e publikut. 

Mevlani, gjithashtu u pyet për opinionin e tij rreth konkurrentëve të tjerë në “Për’puthen” që po paraqesin projekte muzikore, ai tha se nuk mund t’i gjykojë ata.

Unë nuk jam jurist që të gjykoj. Për vete po punoj që të realizoj këngë të mira, por ende nuk mund të quhem këngëtar.