Music

“Plastic Hearts”, një sukses i vërtetë! Miley Curys më e lumtur se kurrë!

Suksesi i këngëtares Miley Cyrus duket se po rikthehet si dukur, pasi për 6 javë me radhë këngëtarja ka kryesuar top-listat me albumin e saj “Plastic Hearts”. Ajo e ka ndarë këtë lajm të bukur me ndjekësit në Instagram duke shkruar:

E bëri përsëri! “Plastic Hearts” qëndroi 6 javë në vendin e parë të albumeve në vend. Kjo po ndodh e gjitha pasi ju mbështesni regjistrimet e mia! Nuk e harroj, e vlerësoj shumë! Me këtë po futemi në histori! Shkëlqe, mos ji i turpshëm! Ji një yll! Ju dua përgjithmonë.

 

Rikujtojmë, se Miley Cyrus ka treguar prej kohësh se është biseksuale dhe së fundmi ka folur në lidhje me drejtimin e saj seksual. Këngëtarja është shprehur në një intervistë se për të ka më shumë kuptim të jetë në një lidhje me një vajzë se sa me një djalë, sepse sipas saj trupat e femrave janë shumë më tërheqës se të meshkujve.