Gossip

Miley Cyrus sapo na tregoi dëshirat seksuale që ka kundrejt Dua Lipës

Këngëtaret e njohura Dua Lipa dhe Miley Cyrus nuk janë vetëm bashkëpunëtore shumë të mira, por edhe shoqe shumë të ngushta. Pas ardhjes së Mileyt në Prishtinë në gusht të vitit të kaluar në “Sunny Hill Festival”, dyshja e njohur ka punuar për një projekt i cili pati shumë sukses për të dyja artistet.

Bëhet fjalë për këngën “Prisoner”, e cila u prit shumë mirë nga publiku. Projekti “ Prisoner” ka vetëm një javë që është publikuar në YouTube dhe ka marrë më shumë se 23 milionë klikime. Klipi i kësaj kënge përmban skena shumë të nxehta mes 2 artisteve.  Bazuar në deklaratat e dhëna mbi biseksualitetin e Miley, kjo e fundit është shprehur se: “Nuk bëra dot seks me Duan fatkeqësisht. Ajo e ka një të dashur tashmë”.

“Në fakt, nuk dua aq shumë të bëj seks me të, sepse e njoh shumë mirë si shoqe, por dua të bëj seks me të gati-gati 5%. Tani që po mendoj për këtë, akoma më shumë dua ta bëj. Dua është super seksi!” -është shprehur ndër të tjera këngëtarja.