Celebrities Gossip Showbiz

Mirë me dhëndrin, keq me nusen… Olta Gixhari tregon haptazi raportin me çiftin!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Gjatë gjithë këtij edicioni të dytë, Olta Gixhari padyshim ka qenë një nga personazhet më të përfolur dhe gjithçka që ajo thotë apo bën edhe pas përfundimit të rrugëtimit të saj tërheq shumë vëmendje. Vetëm pak më parë, teksa ka zgjedhur t’i përgjigjet disa pyetje nga ndjekësit e saj në një seri Instastory-sh, aktorja na ka treguar haptazi raportin me çiftin Kiara-Luiz.

Fillimisht, e pyetur nga një ndjekës se përse u soll ashpër me Kiarën dhe e quajti ‘zonjë e kulluar’ nga video promo që është publikuar nga ‘Post Big Brother’, ajo është përgjigjur:

Unë iu drejtova me të njëjtën fjalë që Kiara përdori për veten e saj “jam e kulluar” dhe ju e dini që unë s’ta përtoj dhe as nuk luftoj për disa ‘followers’ më shumë. 

E pyetur gjithashtu nëse ka më komunikim me Luizin pas përfundimit të spektaklit, Olta është shprehur:

Po flasim familjarisht

Gjatë gjithë këtij edicioni të dytë bashkëshorti i Olta Gixharit ka patur aq shumë vëmendje sikur të ishte një banor i “BBV2”. Por të gjithë e njihnin vetëm si emër, por jo si fytyrë. Së fundmi për shkak se Dori është duke e shoqëruar Oltën kudo, ndjekësit kanë kapur foto dhe video të tyre, ku shfaqet edhe porteti i tij.