Tech

Misioni i radhës në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar me arinj uji e kallamarë!

Mbi 100 kallamarë të vegjël luminishentë po përgatiten të fluturojnë për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ISS por nuk janë vetëm pasi do të shoqërohen nga 5 mijë arinj uji, jovertebrorë të vegjël të njohur për aftësinë e jashtëzakonshme për të mbijetuar në mjedise ekstreme.

Mbërritja në orbitë pritet më 3 qershor, në bordin e anijes “SpaceX Dragon” dhe do të jenë protagonistët e eksperimenteve të reja shkencore që synojnë studimin e strategjive për të mbrojtur shëndetin e astronautëve në misionet hapësinore me kohë të gjatë.

Kallamarët e vegjël, të gjatë vetëm tre milimetra, i përkasin specieve Eupryma Scolopes dhe ndriçohen në errësirë ​​falë pranisë së një bakteri bioluminishent që jeton në organizmin e tyre. Për këtë arsye përbëjnë model për të studiuar simbiozën mes kafshës dhe mikroorganizmave të vendosur në brendësi.

Falë eksperimenteve do të jetë e mundur të verifikohet nëse jeta në hapësirë ​​e ndryshon apo jo këtë marrëdhënie. Rezultatet do të ndihmojnë për të kuptuar se çfarë ndodh me bakteret në orbitë që jetojnë në trupin e astronautëve, me pasoja të rëndësishme edhe në shëndetin e tokësorëve.

Ndërkaq, ushtria e vogël e arinjve të ujit do të jetë në qendër të eksperimentit për identifikimin e gjeneve që i bëjnë këta jovertebrorë në gjendje të përshtaten e të mbijetojnë në kushte ekstreme. Gjithashtu pritet të përshtaten për të mbrojtur astronautët.