Showbiz

“Mission Impossible” vjen me 2 seri të reja

Shumë shpejt do të mund të shihni Tom Cruise në aksion pasi filmi shumë i pëlqyer nga publiku “Mission Impossible” do të rikthehet në kinema me dy seri të reja.

Tashmë pjesë e tij do të jetë edhe aktori Nicholas Hoult të cilit ju refuzua roli i “Batman” për t’iu dhënë Robert Pattinsion.

Vetë aktori i filmit “Warm Bodies” e ka konfirmuar këtë lajm nëpërmjet një postimi në Instagram gjë që ka emocionuar fansat e tij.

Pjesë e “Mission Impossible” do të jenë gjithashtu aktorë si; Rebecca Ferguson, Hayley Atwell, Shea Whigham dhe Pom Klementieff ylli i “Guardian of the Galaxy”.