Health & Beauty

Mjafton një laps i thjeshtë në mes të dhëmbëve dhe thuajini lamtumirë dhimbjes së kokës!

Shumë njerëz thonë se me ardhjen e vjeshtës, dhimbjet e kokës bëhen më të shpeshta dhe më të forta. Ky nuk është thjesht një perceptim, sepse shkencëtarët pohojnë që ka disa arsye përse dhimbjet e kokës bëhen më të forta në vjeshtë. Alergjenët janë ndër shkaktarët më të përhapur të migrenës dhe dhimbjeve të kokës. Në vjeshtë, ka alergjenë të caktuar në ajër që ndikojnë në sasinë e histaminës në trup, e cila në vetvete shkakton inflamacion në sinuse dhe nxit dhimbjen e kokës.

Disa ekspertë sugjerojnë që zgjidhja mund të jetë më e thjeshtë, duke vendosur një laps në mes të dhëmbëve. Ekspertja Jane Leonard këshillon:

Dhimbjet e kokës janë të lidhura dhe me muskujt e nofullave dhe mbajta e një lapsi në mes të dhëmbëve i ndihmon muaskujt e nofullës të relaksohen. 

Sipas këtyre studimeve 80% e dhimbjeve të kokës shkaktohet nga muskujt e qafës. Julie Sugrue, një psikoterapiste u shpreh se koka dhe qafa kanë 36 muskuj të ndryshëm, të cilët përdoren për të lëvizur kokën, për të ngrënë, për të folur, për të bërë shprehje fytyre. Sforcimet e këtyre muskujve mund të shkaktojnë dhimbje në vende të ndryshme. Ndryshimet e motit mundet gjithashtu të prishin ekuilibrat e substancave kimike në tru, përfshirë serotoninën, gjë që nxit shfaqjen e migrenës.

Një stil i shëndetshëm jetese, pra me ushqyerje të rregullt e të pasur me vitamina, minerale e antioksidantë, pirja e ujit, aktiviteti fizik dhe gjumi i mirë, janë faktorë që ju ndihmojnë në lehtësimin e këtyre dhimbjeve. Stresi, ankthi, dhimbja e kokës ose përgjumja janë disa nga simptomat më të shpeshta tek njerëzit që shkaktohen nga një ditë e ngarkuar me angazhime.

Por zgjidhja e të gjitha këtyre është shumë e thjeshtë, vetëm me një masazh veshi. Tërheqja dhe fërkimi i butë i zonave të ndryshme të veshëve, veçanërisht lobet, stimulon shumë mbaresa nervore dhe ato mund të ndihmojnë trurin të çlirojë endorfina. Këto hormone dihet se na bëjnë të ndihemi mirë dhe ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve. Gjithashtu, ato mund të përmirësojnë edhe qarkullimin e gjakut.