Lifestyle Love & Sex

Seksi, ilaçi “magjik” nëse doni të shmangni këto probleme!

Të gjithë e dimë se me kalimin e viteve asgjë nuk është më si më parë, pra ndryshon. Ashtu siç ndodh me prioritetet, punët e ndryshme apo preferencat e ushqimit dhe muzikës, ashtu ndodh dhe me jetën seksuale. Ajo ndryshon me moshën, e sidomos me vitet e martesës.

Gjithashtu qëllon që keni kaluar një ndarje, ju ose partneri nuk keni qenë në gjendje të mirë shëndetësore ose mbase janë vetë rrethanat e jetës që ju pengojnë. Mospasja e marrëdhënies seksuale është bërë normale tanimë dhe të gjithë e kalojnë një periudhë të tillë në jetë.

Ne po ju tregojmë disa përfitime shëndetësore nga seksi. Përpos kënaqësisë mendore dhe fizike, ky akt ju “shëron” edhe nga shqetësime të tjera që mund të keni:

1.Dhimbja e kokës

Një studim i publikuar në revistën “Cephalalgia”, tregoi se gjysma e njerëzve që vuanin nga migrena, pasi kishin kryer marrëdhënie kishin një lehtësim të simptomave, ndërsa 20% të tyre shfaqnin një lehtësim të plotë të dhimbjes së kokës. Kjo sipas kërkuesve lidhet me endorfinën, hormonin e kënaqësisë që lëshohet me shumicë gjatë seksit.

2.Dhimbjet e periodave

Kryerja e marrëdhënieve mund të lehtësojë dhimbjet gjatë ciklit. Gjatë orgazmës, muskujt vaginalë kontraktohen duke lëshuar substanca natyrale që trupi i prodhon për të lehtësuar dhimbjet.

3.Ftohjet

Është treguar se marrëdhëniet e rregullta seksuale kanë ndikim në rritjen e imunitetit, duke ndihmuar në shërimin e gripërave dhe të ftohtët. Penetrimi ndikon në rritjen e nivelit të imunoglobinës, një antitrup që lufton viruset.

4.Pagjumësia

Pas seksit, trupi lëshon oksitocinë, një hormon që vë trupin në gjumë. Femrat janë ato që prodhojnë më shumë oksitocinë.

5.Depresioni

Shumë studime kanë treguar se seksi ka një ndikim shumë pozitiv në shëndetin mendor. Kur kryejmë marrëdhënie, trupi prodhon hormone lumturie, si oksitocina dhe endorfina. Është e qartë se seksi i rregullt barazpeshon nivelin e hormoneve, të cilat janë shkaktaret kryesore të shumë çrregullimeve.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se seksi në makinë nuk është vetëm për gjimnazistët që duan të eksperimentojnë sa më shumë. Përkundrazi! Çdo çift mund ta provojë ende dhe të zbulojë se mund të jetë një eksperiencë unike. Ashley Cobb, seksologe, thotë se:

Seksi në makinë i ndez çiftet sepse është i freskët, spontan dhe ndryshe, por edhe sepse shton një element rreziku. Mundësia se do të kapemi nga të tjerët, na bën ta duam edhe më shumë.