Aktualitet

Mjegulla “pushton” Rrugën e Kombit, Policia Rrugore apel shoferëve: Bëni kujdes!

Rruga e Kombit është përfshirë nga mjegulla duke kufizuar ndjeshëm fushëpamjen e drejtuesve të mjeteve. Nga Fushë Dukagjini e deri në Tunelin e Kalimashit mjegulla është shumë e dendur.

Drejtuesve të mjeteve u është dashur të kufizojnë shpejtësinë e të bëjnë më shumë kujdes gjatë udhëtimit.

Policia Rrugore e autostradës këshillon përdoruesit e rrugës për të treguar kujdes në lëvizje dhe të shmangin shpejtësinë mbi normat e lejuara në kushtet e pamjes së kufizuar.

Deri tani nuk është raportuar për ndonjë aksident.

Po si pasojë e motit me reshje shiu një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mesditën e sotme në Fier. Mësohet se një mjet tip ‘Golf 4’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferi 19-vjeçar, Kristian Thomo.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Hamil. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë.