Aktualitet

Të dehur në timon apo pa patentë, 30 drejtues të arrestuar në javën e kaluar në vend!

Policia Rrugore ka arrestuar 30 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa lejedrejtimi. Në njoftimin zyrtar thuhet se në zbatim të planit operacional “ROADPOL”, në të gjithë vendin, gjatë javës që lamë pas janë evidentuar dhe ndëshkuar 1 mijë e 512 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe 6 mijë e 364 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia Rrugore bën të ditur se, do të intensifikojë monitorimet, duke përdorur mjetet inteligjente Poliscan, radarët automatikë dhe gjithë bazën logjistike që ka në dispozicion.

Policia apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore.

Policia Rrugore ka zhvilluar planin operacional “ROADPOL”, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe kryejnë shkelje të tjera të cilat janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, gjatë monitorimit të qarkullimit rrugor në qendrat urbane dhe në akset rrugore nacionale, duke përdorur dhe mjetet inteligjente, kanë konstatuar një sërë shkeljesh me rrezik të lartë për përfshirje në aksidente rrugore.

Në zbatim të planit operacional “ROADPOL”, në të gjithë vendin, gjatë javës që lamë pas, janë evidentuar dhe ndëshkuar 1512 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe 6364 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Gjithashtu, janë vendosur 22 500 masa administrative, për parakalime të gabuara, për mosvendosje të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve apo të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.

Po nga monitorimet janë evidentuar dhe arrestuar 30 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 74 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit.

Policia Rrugore bën të ditur se, do të intensifikojë monitorimet, duke përdorur mjetet inteligjente Poliscan, radarët automatikë dhe gjithë bazën logjistike që ka në dispozicion.

Policia apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore.