Bota Botë e Çuditshme Health & Beauty

Mjekët transplantojnë veshkën e derrit tek njeriu!

Mjekët kanë kryer transplantin e parë të një veshke të modifikuar gjenetikisht nga një derr tek njeriu. Operacioni katër orësh u krye në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets, i cili ishte gjithashtu spitali i parë që ka kryer transplantin e veshkave në vitin 1954.

Pacienti Rick Slayman, një menaxher 62-vjeçar tek Departamenti i Transportit të Massaçusetts, i cili ishte diagnostikuar me sëmundje të veshkave në fazën përfundimtare, është duke u shëruar dhe pritet të dalë së shpejti nga spitali. Mjekët thanë se veshka e tij e re mund të zgjasë me vite, por gjithashtu pranuan se ka shumë të panjohura në për transplantimin e organeve nga kafshët te njeriu.

Në një deklaratë me shkrim të ofruar nga spitali, Slayman tha se ai kishte qenë pacient në programin e transplantit të spitalit për 11 vjet. Atij iu ishte transplantuar veshka e një njeriu në vitin 2018, pasi jetoi me diabet dhe presion të lartë të gjakut për shumë vite. Ajo veshkë filloi të shfaqte shenja dështimi pesë vjet më vonë dhe ai rifilloi dializën në vitin 2023. Kur ai u diagnostikua me sëmundje të veshkave në fazën përfundimtare vitin e kaluar, mjekët i sugjeruan që të provonte një veshkë derri.

Së fundmi shkencëtarët nga instituti në qytetin kinez Guangzhou arritën të zhvillojnë indet e veshkave me qeliza kryesisht njerëzore nga embrionet e derrit, duke i hapur rrugën “prodhimit” të organeve për dhurim. Ekipi, i udhëhequr nga Liangzue Lai i Institutit të Biomjekësisë dhe Shëndetit, e publikoi studimin në revistën shkencore Stem Cell. Puna e tyre varej nga “ndërprerja” e gjeneve SIX1 dhe SALL1 në embrione me ndihmën e Crispr/Cas, një mjet që shpesh përshkruhet si gërshërë gjenetike.

Kjo do të thotë se embrionet nuk kanë zhvilluar veshkën e derrit dhe se është formuar një hendek në të cilin është krijuar nga kordoni i kërthizës i ashtuquajturi “pluripotente”, pra qelizat burimore njerëzore. Veshkat e zhvilluara në këtë mënyrë përmbanin më shumë se një të tretën e qelizave të derrit, të cilat mund të mos lejojnë transplantin, thanë shkencëtarët, të cilët theksojnë se procedura duhet ende të përmirësohet.