Botë e Çuditshme Health & Beauty

U desh ndihma e 140 kirurgëve, kryhet transplanti i parë i plotë i syrit të njeriut!

Është kryer në Nju-Jork transplanti i parë i plotë i syrit të njeriut. Sipas mjekëve operacioni, i kryer gjashtë muaj më parë gjatë një transplanti të pjesshëm të fytyrës, duket se ka shkuar mirë. “Fakti që ne kemi transplantuar një sy është një hap i madh përpara, është diçka që është menduar me shekuj, por nuk është bërë kurrë”-tha Eduardo Rodriguez, mjeku që drejtoi ekipin që kreu operacionin, i cili zgjati 21 orë.

Pacienti është veterani ushtarak i Arkansas, Aaron James, fytyra e të cilit preku një tel të ndezur, ndërsa punonte si punonjës i mirëmbajtjes elektrike në Oklahoma. Aksidenti e la atë me djegie të rënda në anën e majtë të fytyrës, duke përfshirë syrin e majtë, hundën, buzët dhe dëmtime të shumta në krahun e tij të majtë, gjymtyrën e tij dominuese.

Operacioni për transplantin e pjesshëm të fytyrës dhe të gjithë syrit kërkoi ndihmën e 140 kirurgëve. James ende nuk mund të shohë dhe shpreson se me kalimin e kohës shikimi i tij do të kthehet. “Është shpresa ime më e madhe. Nëse mund të shoh do të jetë fantastike. Nëse operacioni hap një rrugë të re në fushën mjekësore, unë jam plotësisht në favor të tij”,-tha James për CNN.

Syzet mund t’i ndihmojnë njerëzit të shohin më mirë, por mund të mos e kuptoni që keni nevojë për to. Sytë ndodh që ndryshojnë me kalimin e kohës. Cilat simptoma mund të shfaqen kur keni nevojë për syze? Shikimi juaj ndryshon me kalimin e kohës dhe rritjen në moshë. Jo çdo ndryshim në shikim është anormal. Gjëra të tilla si nevoja për më shumë dritë për të parë qartë ose problemet e dallimit të ngjyrës së zezë dhe blusë, për shembull, janë normale dhe nuk kërkojnë syze. Por ka raste kur ndryshimet në shikim nuk janë normale dhe nevojitet mbajtja e syzeve optike.