Celebrities

Modelja e famshme pozon për herë të parë “topless”

Ajo është padyshim një nga modelet më të suksesshme shqiptare. Agnesa Vuthaj ka preferuar të qëndrojë brenda kornizave të saj, duke pozuar më së shumti si modele për fustane nusërie. Mirëpo, së fundmi ajo ka vendosur të dalë “jashtë rregullave” dhe ka pozuar ndryshe.

Modelja e njohur ka publikuar në Instagram disa foto të saj, në të cilat shfaqet “topless”. Ndërkohë që përkrah fotove ka shkruar:

Përqafoje veten.

Rikujtojmë se vitin e shkuar në mediat rozë bëri bujë shumë të madhe lajmi se Agnesa ishte në lidhje me biznesmen nga India, por bukuroshja i hodhi poshtë të gjitha këto lajme dhe u shpreh se ishin tendencioze.