Showbiz

Mos mbajtja e maskave në ambjente publike, reagon ashpër Charlize Theron

Teksa bota vazhdon të jetë e gjunjëzuar nga pandemia e Koronavirusit, vende të ndryshme janë ri-izoluar dhe të tjera kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës.

Shumë personazhe të famshëm kanë nxitur fansat e tyre që të tregojnë kujdes maksimal dhe të ruajnë distancimin social.

Së fundmi aktorja hollivudiane Charlize Theron ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqet duke mbajtur një maskë.

E irrituar ajo shkruan: “Mos u bëni idiotë. Mbani një dreq maske”.