Showbiz

Mozzik dhe Getinjo largohen nga “On Records”: “Nënshkruam kontratë pune, jo fyerje dhe kërcënime”

Pak kohë më parë u bë publike se këngëtarja Baby G do të largohej nga shtëpia diskografike “On Records” për shkak se ata nuk i jepnin mbështetjen e duhur ndërkohë që e njëjta histori sapo është përsëritur.

Dy reperët kosovarë Getinjo dhe Mozzik sapo kanë lajmëruar se edhe ata i kanë ndërprerë përfundimisht marrdhëniet me “On Records”.

Nëpërmjet një postimi që të dy ata kanë bërë në rrjetet sociale, kanë informuar publikun se të gjitha këngët e tyre janë fshirë nga kanali i Youtube por ata do të vazhdojnë të prodhojnë këngë të reja.

Rrjeti social Instragram është burimi ku artistët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre kundrejt kësaj kompanie. Ata kanë shpjeguar me detaje sesi e kanë nisur punën e tyre në “On Records” dhe çfarë pengesash kanë hasur rrugës për shkak të tyre. Ende nuk është e qartë arsyeja konkrete se përse ata janë larguar, por fjalët e tyre në këto postime përcjellin shumë pakënaqësi.