Celebrities Gossip Showbiz

Mozzik jo vetëm do të publikojë këngën më të re të albumit, por…

Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të numërojë miliona klikime e të dëgjohet kudo. Së fundmi, reperi ka lajmëruar se do të lançojë albumin e tij më të ri edhe pse sapo ka publikuar albumin “No Rich Parents” në bashkëpunim me Loredanën, ish- partneren e tij.

E Mozzik duket se nuk ka të ndalur, pasi vetëm pak më parë ka paralajmëruar lançimin e projektit të ri muzikor që do të jetë pjesë e albumit të ri. Teksa me anë të një video, Mozzik na ka zbuluar pak nga kënga më e re pjesë e albumit, ai gjithashtu ka treguar se ajo do të jetë në bashkëpunim.

Mund ta gjeni me kë do të vijë në bashkëpunim ai?

E me gjithë këtë sukses, besojmë që e merrni vetë me mend se sa të ardhura fiton reperi i hitit ‘Madonna’ me anë të koncerteve, klikimeve apo mënyrave të tjerave që artistë fitojnë. Ndaj dhe shpenzimet e tij padyshim që janë përtej luksozes.

Së fundmi një faqe në Instagram që tregon se sa kushtojnë veshjet dhe aksesorët e VIP-ave tanë ka zbuluar shifrën marramendëse që Mozzik ka shpenzuar vetëm për një veshje që ka kushtuar në tërësi plot 38 mijë euro.

Mozzik dhe Loredana kanë një histori dashurie aq sa të çuditshme dhe dramatike, aq edhe shumë të bukur. Nuk harrohen fillimet kur dyshja publikonin këngët e para që merrnin miliona klikime dhe ata dukeshin të pandarë dhe të bërë për njëri-tjetrin. Por që kur nisën krisjet e para, asgjë nuk u kthye më si në fillim.

Pas ribashkimit, dy artistët paralajmëruan albumin “No Rich Parents” që i lumturoi të gjithë ndjekësit e dyshes. Megjithatë, duket se përveç albumit, Mozzik dhe Loredana nuk mundi t’i bashkojë gjë tjetër, pasi ata u ndanë sërish.