Showbiz

Mund të dënohet me 30 vite burg, R Kelly akuzohet edhe për 11 raste të sulmeve seksuale

Reperi tashmë famëkeq R Kelly do të dalë para gjykatës më 6 qershor pasi kundrejt tij janë ngritur edhe 11 akuza të reja për sulme seksuale në shtetin e Illinois.

“Chicago Sun Times” ka raportuar se 4 nga këto akuza mund të kishin patur një fund tragjik që hyn tek krimet e rënda menjëherë pas vrasjes në këtë vend.

Momentalisht 51-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë pasi ka paguar 1 milion dollarë për liri me kusht por nëse këto akuza dalin të vërteta atëherë ai rrezikon 30 vite burg.