Celebrities Gossip Showbiz

Mund t’ju duket çudi, por Elita ka takuar ish- të dashurën e Gjikos!

Elita dhe Gjiko, një çift shumë i komentuar i showbiz-it tonë janë prindër të një djali me emrin Zëri dhe së fundmi, vogëlushes së tyre që e pagëzuan me emrin, Bota. Shpeshherë Elita dhe Gjiko publikojnë video të tyre shumë ‘funny’, teksa kërcejnë dhe bëjnë sfidat virale të ‘Tiktok-ut’.

Sidomos për çiftet e famshme të showbiz-it gjithmonë ekziston kurioziteti nëse ekziston apo jo xhelozi mes tyre e kjo pyetje duket se nuk po i ndahet Elitës. Kjo e fundit në një bisedë ‘online’ me ndjekësit, është pyetur nëse ka takuar ndonjëherë ndonjë ish të dashur të partnerit të saj dhe bukuroshja na kas habitur me përgjigjen, teksa tregon që e ka bërë.

Po e kam bërë (Nuk di gjë) 

Epo, Elita e fortë qenke…

Ajo gjithashtu është pyetur nga ndjekësit nëse bëhet xheloze për ish- partneret e bashkëshortit të saj, teksa ka treguar se nuk ka përse të bëhet për sa kohë ai është në krah të saj.

Pse të jem xheloze për ish-të dashurat e bashkëshortit? Kur ai është bashkëshorti im, dashuria ime?

Elita shpesh publikon momente të përditshmërisë së saj dhe kështu ka bërë dhe së fundmi. Me anë të një postimi në Instagram, prezantuesja ka treguar se së fundmi ka qenë në restorantin e kuzhinierit të famshëm ‘Nusret’ gjatë pushimeve të saj familjare në Turqi.

Mirëpo, mesa duket çmimet e restorantit i janë dukur shumë të shtrenjta Elitës dhe ka vendosur ta ironizojë këtë në rrjete sociale. Teksa ka publikuar faturën në Instagram, ajo është shprehur gjithashtu se hamburgerët e Prishtinës janë më të mirë.

Rikujtojmë se, së fundmi, në një bisedë me ndjekësit e saj me ‘Ask me a question’ në Instagram-in e saj, Elita ka zbuluar se së shpejti do t’i rikthehet ekranit. Mami Elita u kujdes për fëmijët e saj dhe tani duket t’i kthet pasioni të saj si prezantuese.