Celebrities Gossip Showbiz

Muzikanti i njohur Tommy Lee akuzohet se ka sulmuar seksualisht një grua në një helikopter!

Muzikanti i njohur Tommy Lee akuzohet se ka sulmuar seksualisht një grua në kabinën e një helikopteri 20 vjet më parë. Akuzuesja, e identifikuar vetëm si Jane Doe, në një padi të ngritur në Los Anxhelos, pretendon se gjithçka ndodhi gjatë një fluturimi nga San Diego County në Van Nuys, Kaliforni, në shkurt 2003. Doe pohon se:

Më preku me dhunë, më puthi dhe u përpoq të më detyronte t’i bëja seks oral.

Gruaja pretendon se ishte ftuar në helikopter nga piloti David Marge, me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie miqësore që kur ai ishte klient në bankën ku ajo punonte. Paditësja vijon:

Brenda pak minutash, Marge mori alkoolin që kishte në helikopter dhe filloi të përziente pije.

Doe pretendon se si piloti ashtu edhe Lee pinin alkool, marihuanë dhe kokainë gjatë fluturimit, por tha se ajo nuk e kishte konsumuar pijen që i ofruan. Në një moment, Marge dyshohet se e ftoi atë në kabinë, ku Tommy Lee dyshohet se filloi ta sulmonte seksualisht, duke u bërë më i dhunshëm kur ajo u përpoq të largohej. Jane tha ndër të tjera se:

Lee uli pantallonat e tij dhe tentoi ta shtynte kokën drejt organit të tij gjenital.

Paditësja kërkon dëmshpërblime pasi incidenti i ka shkaktuar asaj tronditje të madhe, ankth, poshtërim, turp dhe faj.