Bota Magazine

NASA punëson 24 teologë dhe një prift për të përgatitur njerëzit për ardhjen e alienëve!

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) i ka bërë thirrje një prifti dhe ekspertëve të tjerë fetarë që të përgatisin Tokën për një takim të mundshëm me alienët.

NASA ka mbledhur 24 teologë të “CTI” në Princeton, në përpjekje për të kuptuar se si njerëzit do të reagojnë ndaj lajmeve se alienët ekzistojnë.

Studiuesi dhe teologu, Andrew Davison, i cili gjithashtu mban një doktoraturë në biokimi nga Oksfordi, është një nga 24 teologët e regjistruar për të ndihmuar me projektin, raporton Times UK.

Në një deklaratë të fundit në blogun e Universitetit të Kembrixhit, Davison thotë se hulumtimi i tij deri më tani ka parë tashmë “sa shpesh teologjia-dhe-astrobiologjia ka qenë temë në shkrimet popullore” gjatë 150 viteve të mëparshme. Davidson është i mendimit se Zoti ka krijuar forma të tjera jete në univers.

Libri i ardhshëm i Davison, “Astrobiologjia dhe Doktrina e Krishterë”, që pritet të dalë në vitin 2022, sipas Times, do të tregojë një pjesë të eksplorimit të përbashkët të CTI dhe NASA-s, në të cilin pyetja e tij kryesore është se si do t’i përgjigjen teologët nocionit ” ka pasur shumë mishërime (të Krishtit)”.

Në vitin 2014, Qendrës për Kërkim Teologjik të Universitetit Princeton (CTI) në New Jersey iu dha një grant prej 1.1 milion dollarësh, ku tani do të zhvillohet hulumtimi në lidhje me reagimin e njerëzve për alienët.

Studimet kanë treguar se ka një lidhje midis besimit fetar dhe besimit në inteligjencën jashtëtokësore. Hulumtimi i publikuar në vitin 2017 zbuloi se njerëzit me një dëshirë të fortë për të gjetur kuptimin, por një qasje të ulët ndaj një feje të caktuar, kanë më shumë gjasa të besojnë në ekzistencën e alienëve.

Me mbështetjen e NASA-s, drejtori i CTI-së Will Storrar tha se ata shpresojnë se do të shohin “hulumtime serioze të botuara në libra dhe revista” për t’iu përgjigjur “misterit të gjetjes së gjurmëve të jetës në një planet tjetër.”

Ish-kreu i Institutit të Astrobiologjisë së NASA-s, Carl Pilcher beson se është “thjesht e paimagjinueshme” të mendosh se Toka është i vetmi planet ku ka jetë, “kur ka mbi 100 miliardë yje në këtë galaktikë dhe mbi 100 miliardë galaktika në univers”.

Zbulimi i “jetës aliene” mund të vijë në një dekadë ose vetëm në shekujt e ardhshëm ose ndoshta kurrë fare, por nëse ndodh ose ku ndodh, do të jetë e dobishme të kemi menduar paraprakisht për implikimet,” shkruan ndër të tjera Davison.