Showbiz

Ndarja nga jeta e Avicii, zbardhen autopsitë e para

Ditën e premte e gjithë bota u trondit dhe u trishtua nga humbja tragjike dhe e papritur e Dj dhe producentit të famshëm suedez, Avicii.

Ai u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare dhe familjarët e tij nuk kanë dashur të zbulojnë asnjë detaj krahas faktit që ai ndodhej në vendlindje për pushime. Fillimisht dyshohej se Dj i ndjerë kishte kryer vetëvrasje por autopsitë e para e hedhin poshtë këtë hipotezë.

Policia e Oman-it ka raportuar për median se nuk ka asnjë shenjë sa i përket një piste kriminale apo abuzim të substancave narkotike. Avicii vuante nga disa probleme shëndetësore lidhur me tëmthin dhe pankreasin por këto ende nuk janë konfirmuar si burimi që i mori jetën artistit të famshëm.